Forcat serbe rrëmbejnë 3 policë të Kosovës pranë kufirit në veri! Kurti: Hakmarrje për arrestimin e Millenoviçit! Po tentohet destabilizimi

14 Qershor 2023, 17:42

Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës. Kurti e quajti rastin një tentativë të serbëve për destabilizim dhe hakmarrje për arrestimin e Millenkoviçit, një prej organizatorëve të trazirave në veri të Kosovës.