Forcat zjarrfikëse në protestë para Kuvendit: Duam rishikim të kushteve të punës dhe pajisje të reja! Zjarrfikësi me 25 vite punë paguhet 55 mijë lekë

10 Mars 2022, 12:58 | Përditesimi: 10 Mars 2022, 12:58

Forcat zjarrfikëse po protestojnë mesditën e sotme para Kuvendit, ku kanë kërkuar rishikim të kushteve të punës si dhe pajisje të reja.

‘I bëj thirrje kryetarëve të bashkisë që të shikojnë sektorin e zjarrfikëse nuk kanë kushtet e punës. Nuk kemi pajisje, nuk i duam për vetë por i duam për njerëzit, se i kanë me taksat e tyre. duam kushtet e punës dhe të shtohen pajisjet. Ka shumë kohë që nuk na trajtojnë në mënyrë të njëjtë. Është një ministria e Brendshme që është përgjegjëse për institucionin tonë.  Maksimumi 55 mijë lekë merr zjarrfikësi me 25 vite punë, ndërsa rroga fillestare është 36 mijë lekë. Të zbatohet ligji!’- u shpreh kreu i Sindikatës Bledar Bajrami.

r.k./Shqiptarja.com