Formula 1 në Shqipëri? Automotoparku i Elbasanit, Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave: E mbështesim, iniciativë në përputhje me përparësitë tona

6 Dhjetor 2021, 11:32

Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilave (FIA) ka dhënë  mbështetjen e tij në lidhje me projektin për ndërtimin e Automotoparkut të parë shqiptar që do të jetë në Elbasan.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video të Jean Todt, i cili shprehet se ndërtimi i këtij Automotoparku është në përputhje me përparësitë e FIA, teksa shton se do të jetë një qendër kushtuar sporteve automobilistike por edhe edukimit dhe formimit.