Formulë e re/ Buxhet sipas censit dhe performancës, Ministria e Financave rishikim mënyrës së shpërndarjes së fondeve të bashkive

6 Maj, 14:56

Brenda këtij viti formula e shpërndarjes së buxhetit për pushtetin vendor do të ndryshojë, pasi do të përshtatet me rezultatet e censit të popullsisë të zhvilluar vjet. Ministria e Financave po ashtu parashikon që në fund të vitit të nis puna për metodologjinë e re për shpërndarjen e fondeve në bazë edhe të performancës së bashkive. Aktualisht transferta për bashkitë bazohet tek numri i popullsisë, dendësia e numri i nxënësve.