Frikë në aeroportin e Fiumicinos, motori i avionit merr flakë gjatë ngritjes

10 Nëntor, 12:47

Momente frike pranë aeroportit Fiumicino në Romë. Motori i një avioni mori flakë menjëherë pas ngritjes.

Një video e xhiruar pranë Isola Sacra, tregon flakët që dalin nga motori nën krahun e djathtë. Dëmtimi dyshohet se është shkaktuar nga përplasja me disa zogj në fluturim.

Avioni i linjës ajrore Hainan, u nis për në Shenzhen të Kinës dhe u ngrit rreth orës 10:30 të mëngjesit të së dielës së 10 nëntorit. Aeroplani, siç tregojnë pamjet e radarëve, ka bërë disa rrotullime në lartësi për të shkarkuar karburantin përpara se të bëjë një ulje emergjente.Në aeroport, zjarrfikësit kanë shkuar në pistë.