Frikë për një luftë bërthamore? Eksperti: Shqipëria nuk investoi në strukturat mbrojtëse, e rrezikuar! Bunkerët në Tiranë nuk janë funksionalë

3 Mars 2022, 18:42 | Përditesimi: 3 Mars 2022, 19:24

TIRANË- Kërcënimet e presidentit rus Vladimir Putin e kanë vënë botën përballë frikës së një lufte bërthamore të mundshme. Ndonëse të gjithë luten që një gjë e tillë të mos ndodhë, njerëzimi i frikësohet një shpërthimi që mund të sillte pasojë katastrofale për të gjithë globin. Eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit Memush Habili ka shpjeguar në Report Tv sesi Shqipëria ka përballuar pasojat që erdhën në vendin tonë nga shpërthimi i Çernobilit në vitin 1986.

Në 'Studio Live' me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, eksperti i rrezatimi të radioaktivitetit i cili ka qenë pjesë e strukturave që kanë monitoruar nivelin e radioaktivitetit në zonat e prekura. Habili thotë se u prek Kukësi, Dibra, pjesa lindore e Karaburunit, lugina e Shkumbini dhe pak Mali me Gropa. Niveli normal i radioaktivitetit sipas Habilit është 18-20 njësi, ndërsa tha se në luginën e Shkumbinit pas shpërthimit në Çernobilit niveli i radioaktivitetit shkoi në 100 njësi.  

KT/Shqiptarja.com