Fshati "I braktisur" në Lushnje, 30 vite pa rrugë e ujë

13 Dhjetor 2021, 07:48 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 07:48

Një ndër fshatrat që nuk është investuar asnjëherë në 3 dekada është Thanasaj i Bashkisë së Lushnjes. Banorët tregojnë vështirësi, e sidomos mungesa e rrugës që po i detyron të braktisin vendin. Ndodhet vetëm 4 kilometra larg autostradës Lushnje-Rrogozhinë, por banorët e kanë të vështirë të lidhen me qytetin pasi rruga është tejet e amortizuar. Shpeshherë janë të detyruar ta përshkuajnë në këmbë pasi mungon shërbimi i transportit të udhëtarëve. Por jo vetëm rruga, ky fshat, një ndër më të populluarit në Lushnje vuan mungesën e ujit, shërbimeve shëndetësore dhe shkollave.

r.k./Shqiptarja.com