Fshati Martinë i Fierit preket nga shpopullimi! Emigrantët ndërtojnë vila, por jetojnë vetëm të moshuar

16 Dhjetor 2023, 17:04 | Përditesimi i fundit: 2023-12-16 21:21:13

Fshati Martinë në Fier është ndër më të prekurit nga shpopullimi edhe pse ndodhet në një pozitë të mirë gjeografike, pranë bregdetit ku nuk mungon infrastruktura. Emigrantët kanë ndërtuar vila në këtë fshat, ku jetojnë vetëm të moshuarit.