Fshati Mesmal në Maliq i izoluar pas çarjes së argjinaturës së një kanali, banori: Jemi të detyruar të ecim një orë në këmbë për të shkuar në qytet

12 Janar, 14:14 | Përditesimi: 12 Janar, 14:14

Fshati Mesmal, në Bashkinë e Maliqit, prej ditës së djeshme vijon të jetë plotësisht i izoluar, pas çarjes së argjinaturës së një kanali që shërben për shkarkimin e ujërave të një heci në këtë zonë.

Situata ka sjellë bllokimin e dhjetëra familjeve dhe mbi 20 ferma, duke e bërë të pamundur lëvizjen në aksin kryesor të fshatit.

I.M/Shqiptarja.com