Fuat Kulla: Në litar për një mullar të djegur!

15 Prill 2021, 20:54

Marsi i vitit 1951, do të shënonte një ngjarje makabre në fshatin Zëmblak të Korçës. Dy burra të fshatit, Fuat Kulla dhe Avdyl kalaja do të akuzoheshin për djegjen e një mullari kashte të kooperativës dhe për këtë akt, gjykata e korçës i kishte dënuar me varje në litar. Ekzekutimi do të bëhej në mes të fshatit Zemblak, me spektator të gjithë bashkëfshatrët dhe banorët e fshatrave të tjera përreth dhe para fëmijëve të mitur, të cilët të tmerruar do të shihnin me sy babaë që jepte shpirt i varur në litar.