Katër histori dashurie, mes të cilave diktatura gdhendi shenjën e saj të ndarjes. Ato ishin vajza të bukura ruse, të dashuruara me djem shqiptarë në fund të viteve ’50, dhe secila përjetoi tre epoka: dashurinë, ndarjen dhe sfidën e ribashkimit pas shumë dekadash. Nina dhe Muntaz Pumo, Valentina dhe Pandi Buci, Elena dhe Minella Cami, Livia dhe Lutfi Shehu… histori pasioni, dhimbjeje dhe shprese në dokumentarin “Për hir të dashurisë”. Pjesa e parë.




















