EMISIONI I PLOTË 'DOSJA K'| Vexhi Buharaja, orientalisti i burgosur që la dorëshkrime të rralla

27 Dhjetor, 21:06 | Përditesimi: 27 Dhjetor, 21:06

Historia e pazakontë e orientalistit Vexhi Buharaja dhe dorëshkrimeve të tij të rralla që ruhen në arkivin e Institutit të Historisë në Tiranë. Burgosja e tij në vjeshtën e 1947 dhe jeta e vështirë me damkën e armikut të popullit, puna pasionante në gjurmimin dhe deshifrimin e mbishktrimeve turko-osmane në qindra objekte në gjithë Shqipërinë, përkthimet e tij të vyera, furia e fundit në përballjen e tij me komunizmin në vitin 1975 dhe  fundi dramatik  i jetës  së tij në Berat, në moshën 67 vjeçare.

E.H/Shqiptarja.com