Fundi tragjik i Hysni Lepenicës në Grehot

15 Maj 2021, 09:06

Prishja e njëanshme e Marrëveshjes së Mukjes prej krerëve komunistë, nuk do ti ndalte nacionalistët e Ballit, në planin e tyre, për të vijuar luftimet dhe për të organizuar më tej strukturat ushtarake të Ballit Kombëtar. I emëruar me detyrën si Komandanti i Ballit për 5 prefekturat e Jugut, Hysni Lepenica, do të vijonte organizimin dhe shtimin e rradhëve të luftëtarëve të tij dhe betejat kundër fashistëve deri në ngjarjen e rëndë në Grehot të Gjirokastrës, ku ai bie heroikisht duke luftuar ndaj divizionit italian "Peruxhia".