Emisioni i plotë 'Dosja K'|Isuf Allamani, shkencëtari që i doli para plumbave dhe vdiq për besë

28 Mars, 20:59 | Përditesimi: 28 Mars, 23:03

Historia tragjike e mjekut veteriner Isuf Allamani, i diplomuar në Firence në fillim të viteve ’40 dhe një nga drejtorët e parë të fermës së Xhafzotajt. Si u gjend ai në një rrethanë të vështirë, një natë nëntori të vitit 1944, kur komunistët donin të pushkatonin dy miqtë e tij, Jakup dhe Kapllan Deliallisi, të cilët ishin në besën e tij? Si iu doli përpara togës së pushkatimit, për t’u vrarë ai në vend të miqve të tij? Kalvari i vështirë i bashkëshortes italiane, Leonela, dhe djalit të tyre, Allaman Allamani, sot mjek i njohur në Itali…

E.H/Shqiptarja.com