Emisioni i plotë 'Dosja K'| Daja im Osman Kazazi 40 vjet burgje e internim

25 Prill, 21:14 | Përditesimi: 25 Prill, 21:14

 

Kujtimet e pazakonta të Nesrete Jegenit, mbesws se vetme të legjendës së burgjeve të komunizmit, Osman Kazazi, me dajën e saj në burgje e kampet e internimit në Fier? Si e morën njerëzit e Sigurimit kur ajo ishte 4 vjeç, pa dijeninë e familjes dhe e çuan në një kamp tjetër internimi me një familje fqinje... Si i përjetoi ajo ato 3 ditë zhdukjeje nga familja, pse e ndaluan ta vizitponte dajën e saj në burg kur ajo ishte në klasën e shtatë dhe si e përjetoi takimin me të në fund të diktaturës kur Osman Kazazi mundi të dalë nga burgu pas një kalvari afro 4 dekadash izolim...?

E.H/Shqiptarja.com