Emisioni i plotë 'Dosja K'| Osman Kazazi, legjenda e burgjeve komuniste që vuajti 40 vite në qeli

16 Maj, 21:45 | Përditesimi: 16 Maj, 21:45

Historia e pazakontë e Osman Kazazit, një prej qëndrestarëve më të paepur të burgjeve komuniste në Shqipëri, i cili kaloi rreth 40 vite mes burgjeve, torturave dhe kampeve të internimit. Pse regjimi komunist e mbajti thuajse gjithë jetën në izolim? Çfarë përfaqësonte Osman Kazazi për diktaturën dhe pse qëndresa e tij mbeti simbol dinjiteti njerëzor? Në një letër të tij, Kazazi refuzonte krahasimin me Nelson Mandelën, duke argumentuar se ai dhe të burgosurit politikë shqiptarë kishin vuajtur shumëfish më tepër, në kushte të paimagjinueshme torture, urie, izolimi dhe dhune sistematike. Një rrëfim i fortë për kalvarin e një njeriu që nuk u thye, edhe pse regjimi u përpoq ta zhdukte fizikisht dhe moralisht.

E.H/Shqiptarja.com