Furgoni i FNSH përplaset me makinën dhe përfundon në kanal, 2 efektivë të plagosur nga aksidenti në Fier

7 Dhjetor, 11:30 | Përditesimi: 7 Dhjetor, 11:30

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në vendin e quajtur “ Kthesa  e Çakranit” , ku një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy efektivë policie, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje kanë mbërritur tre autoambulanca, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

A.A/Shqiptarja.com