Furgoni përplaset me 'Benz'-in në aksin Korçë-Pogradec! Plagosen 5 pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit

2 Dhjetor 2021, 09:49

Në aksident janë përfshirë mjeti tip furgon "Benz", me drejtues E. D., me një mjet tjetër tip "Benz", me drejtues G. K. Mësohet se janë plagosur pesë pasagjerët në furgon dhe drejtuesi i automjetit. Të plagosurit janë dërguar në spital.