Fushë Krujë/ I dhunuan të atin dhe i morën 100 mijë euro, flet goca e biznesmenit: Nuk e dija nëse babai ishte gjallë, e pashë pa ndjenja të mbuluar në gjak

24 Tetor 2021, 12:48

 “Është një gjë e tmerrshme, një gjë që babi im nuk e meritonte fare, familja jonë nuk e meritonte fare. Një njeri që nuk ika hyrë njeriu në hak, shumë i drejtë na rritur me djersë. Kemi parë një traumë, sepse ishin 3 policë në dhomën tonë, ishin me kapuç dhe kostume sportivë, ndërkohë që dëgjoi babin të bërtiste, Shkoi poshtë dhe njeri më doli me pistoletë. I krepova mos të prekte vëllain dhe motrën dhe i pyeta nëse mami dhe babi janë mirë. Më thanë që janë mirë, vetëm na trego se ku është çelësi i kasafortës. Kanë qenë tre orë aty me pistoletë nuk e dija nëse mami dhe babi ishin gjallë, Kur ikën kemi zbrit poshtë. Ne ishin në dhomën tonë në katin e tretë, ka ardhur xhaxhi ka hapur derën. Hapim derën, dhe çfarë të shefesh. Kam marrë të fejuarin në telefon, dhe i kam thënë më kanë vrarë babin, ishte pa ndjenja, si mos më ke, i lidhur, gjak gjithë vendin, Kishin hedhur çdo gjë në tokë. 10 veta kundër 1 personi, nuk e di se çfarë donin të gjenin në këtë shtëpi. Betoheshin për familje, por ata nuk kanë familje. Nuk e di a do të flemë më gjumë. ”, tha ajo,  

  •