Fushë-Arrëz/ 12 orë rezistencë në banesë, vetëdorëzohen 2 të armatosurit në Orosh! RENEA ‘blindoi’ fshatin, ishin në vëzhgim nga Antiterrori

24 Nëntor 2025, 23:15 | Përditesimi: 24 Nëntor 2025, 23:15

Report Tv solli pamje ekskluzive nga operacioni i RENEA-s. Njëri prej personave të armatosur, u dëgjua të thërrasë ‘Allahu Ekber’. Dy personat, ndonëse rrallë ishin parë në rrugët e fshatit, nuk kishin shkaktuar probleme. Madje, ata kishin frekuentuar edhe xhaminë e fshatit Kryezi, në të cilën nuk ofrohen shërbesa të rregullta për shkak të mungesës së personelit fetar.

    r.k./Shqiptarja.com