Fyerje e dhunë mes deputetëve, sociologu Tushi: Efekt negativ në familje! Qytetarët: Sali Berisha agresor me grupin e tij, është turp! Studentët: Deputetët na demoralizojnë

31 Tetor 2023, 17:24

Pamje të dhunëshme në seancën e djeshme të Kuvendit, duket se janë kthyer në normalitet për politikën shqiptare. Por në sytë e sociologut Gëzim Tushi, akte të tilla shihen si një degradim i përfaqësisë së institucionit më të lartë legjislativ në vend, duke bërë që jo vetëm zgjedhësit, por dhe të rinjtë që aspirojnë për një të ardhme politike, të humbasin besimin.