‘Gangsteri’ Kozaku shfrytëzon rrëmbimin për klikime! Reagon vëllai i Fabio Dushkut nga arratia: S’kemi qenë 20 veta, në makinë qaje, t’i je i pabesë! Boll i gënjeve kalamajtë

26 Shtator 2021, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2021-09-26 12:46:14

Rrëmbimin e tij Kozak Braçi një personazh i njohur nga adoleshentët për shkak të videove ku bën rolin e “gangsterit”, duket se po e shfrytëzon për të rritur më shumë klikimet.

Pas rrëmbimit nuk kanë munguar videot e tij në rrjete sociale, duke përfshirë në të edhe personazhë të tjerë të njohur, siç është edhe reperi Stresi. Ndonëse në video e pamë duke iu “nënshtruar” 3 të rinjve që e kishin marrë peng, Kozaku pas lirimit, vijon të “luajë rolin” e mëparshëm si gangster duke thënë se ishin shumë persona se ndryshe s’do e kishin marrë dot. Nga ana e tij s’kanë munguar as sfidat për kundërshtarët.