Garda nuk e la të hynte në Kuvend, Dogjani: Kundër rregullores, ka përfunduar afati i përjashtimit! Nuk ka ndodhur kurrë diçka e tillë

21 Dhjetor 2023, 09:56

Garda e Republikës pengoi 10 deputetë të grupit Berisha-Bardhi që të hynin në seancën ku do të votohet heqja e imunitetit të Sali Berishës. Duke folur për mediat jashtë Kuvendit, Asllan Dogjani, një prej deputetëve që nuk u la të hynin në Kuvend, tha se është plotësuar afati 10 ditor i përjashtimit të tij dhe deputetëve të tjerë. Sipas tij, fakti që nuk po lihen të hyjnë në Kuvend, shkel rregulloren pasi tashmë kanë kaluar 15 ditë që prej masës së marrë ndaj 7 prej deputetëve.