Gardianët bashkëpunojnë me të burgosurit për të futur drogë e sende të paligjshme në burgje, ministri i Drejtësisë: Gati plani për rritjen e sigurinë në institucionet e vuajtjes së dënimit

15 Prill 2022, 12:34 | Përditesimi: 15 Prill 2022, 12:34

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja gjatë një inspektimi në burgun e Drenovës tha se është gati për implementim plani për të rritur sigurinë në burgje. Vetëm pak javë më parë Burgu i Drenovës u vu në qendër të një skandali së bashku me atë të Tiranës dhe Elbasanit ku gardianët bashkëpunonin me të burgosurit për të futur në qeli sende të jashtëligjshme, ku të dënuarit VIP porosisnin nga qelitë trafikun e drogës.

r.k./Shqiptarja.com