Gazetari Elton Qyno kërkon në Apelin e GJKKO kthimin e sendeve personale: Shpresoj të ketë ndërgjegjësim, s’kam pranuar të tregoj burimin e informacioneve

18 Dhjetor 2023, 12:04

Gazetari Elton Qyno ka ankimuar në Apelin e GJKKO-së vendimin për kontrollin e banesës dhe kërkon që t’i kthehen sendet personale që i janë sekuestruar nga SPAK. Gazetari Qyno bëri sot ankimin në Apel në prani të avokatit të tij, Dorian Matliaj.