Gazetari nga Kosova për Report Tv: Ngjarja e mbrëmshme, një nga më makabret! Ja pistat kryesore

27 Nëntor 2021, 11:40

Zekirja Shabani, gazetar nga Kosova, në një intervistë për Report Tv ka të tjera informacione për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmë në Glloqan, ku është qëlluar me kallashnikov në drejtim të autobusit të linjës Gjakovë-Deçan.

Shabani e konsideron këtë ngjarje si një nga rastet më makabre të ndodhura në Kosovë. Sipas tij është përjashtuar mundësia që ngjarje të ketë motiv nacionalist.

"Është përjashtuar motivi që mund të ketë ndodhur për çështje terroriste. Dyshohet për pista të ndryshme, por ende nuk kemi një njoftim zyrtar.  Më e shpeshta që është përmendur është një konflikt për linjat e autobusëve. Ka dhe një pistë çështjeje hakmarrjeje por kjo është e vështirë se s'mund të qëllosh mbi një grup njerëzish se do të vrasësh një person.  Institucionet duhet të ishin në detyrë dhe duhet bërë më shumë për mbledhjen e armëve", tha ndër të tjera në lidhjen me Report Tv, gazetari nga Kosova Zekirja Shabani