Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, kur u pyet se çfarë ka deklaruar në Prokurori për dyert e blinduara të selisë blu, theksoi se ka sqaruar që morën masa për të parandaluar gjakderdhjen e demokratëve të përgatitur nga Berisha. Bardhi thekson se dyert e zyrave të punës brenda në seli nuk janë të blinduara por morën masa paraprake.
“Ajo që kam thënë për dyert metalike, jo të blinduara, kam konfirmuar se asnjë zyre nuk i është ndryshuar për t’i bërë të blinduara. Ju keni parë se zyrat tona të punës nuk kanë patur derë metalike dhe as xhama blind. Kam pohuar që PD-ja mori masa për të shmangur konfliktin që po stiste Berisha dhe morëm masa për të frenuar atë që kishte pëgatitur Berisha, gjakderdhjen e demokratëve. Dyert metalike në PD për sa kohë të jetë e nevojshme. Sa kohë të jetë e nevojshme për të shmangur konfliktin mes demokratëve dhe sa kohë që nuk pengojnë hyrje-daljet në selinë qendrore të PD"-tha Bardhi.



















