Gënjeu policinë? 34-vjeçari tha se u plagos tek ‘Ura e Bunës’, blutë shkojnë në vendngjarje por nuk gjejnë asnjë provë

4 Janar 2022, 11:51 | Përditesimi: 4 Janar 2022, 11:51

Policia e Shkodrës ka shkuar në vendin ku mendohet se ka ndodhur plagosja e  34-vjeçarit Vinçens Piroli mbrëmjen e djeshme sipas dëshmisë së tij. Por blutë nuk kanë gjetur në vendin e ngjarjes asnjë provë, asnjë gjurmë gjaku dhe asnjë një gëzhojë plumbi. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe nëse Piroli ka thënë të vërtetën se ku është qëlluar me 3 plumba pas shpine.

r.k./Shqiptarja.com