‘Gërdeci’, dëshmon sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes: Procedurat u bënë në një kohë të shkurtër! S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve

30 Nëntor 2023, 17:03

Ardian Mullai, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, në dëshminë e tij në gjyqin për Gërdecin tha se procedurat u bënë në një kohë të shkurtër, ku MM ngriti një grup pune për të bërë një VKM për demontimin.

‘Ndiqja zbatimin e detyrave, skam bërë ndonjë procedurë për Gërdecin kompania e demontimit na solli ofertën për procesin, kundrejt pagesës.

Shtabi kërkonte licencim për këtë procedurë, beri një memo për këtë, me pas realizova takimin me kompaninë për metodologjinë e procedurat, nga MM dhe SHTABI. Ishte takim njohës, jo konkludues, mu bë një kërkesë që t’i drejtohesha ndërmarrjeve ushtarake, në një kohe të shkurtër erdhi përgjigja, u ngrit grupi i punës për analizën e situatës, me pas doli urdhri i ministrit për grupin e punës.

Nga drejtoria përkatëse mu tha se s’kishte baze ligjore dhe kërkohej një VKM, Mejko solli një memo, ku thuhej se duheshin demontuar municionet e viteve '50 te cilat nuk shiteshin për shkak te vitit te vjetër të prodhimit. Pas daljes se konkluzionit të grupit të punës, dolën çmimet për shitjen dhe demontimin. Nisi hartimi i një VKM.’- tha Mullai.