Gjata: Të veprohet me Izolimin selektiv

7 Korrik 2020, 22:28

Doktor Arben Gjata i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv tha se në vend mund të veprohet me izolimin selektiv siç është bërë edhe në shumë vende të Europës. "Nëse ka një zonë të caktuar me shumë të infektuar mund të izolohet një pjesë. Në Shqipëri është shumë e domosdoshme. Nëse ke shumë raste në Kamëz izolon Kamzën për shembull. Tani që është hapur jeta sociale e vështirëson shumë ndjekjen metodologjike. Njerëzit menduan që kjo kaloi, u relaksuan e sidoms të rinjtë që kanë mundësi të dalin më shumë", tha Gjata.