Gjenden 2 predha në zonën e Skelës në Vlorë, dyshohet se i përkasin Luftës së Dytë Botërore! Ngrihet perimetri i sigurisë

27 Shtator 2021, 20:00 | Përditesimi: 27 Shtator 2021, 20:00

2 predha të cilat dyshohen të Luftës së Dytë Botërore, janë zbuluar pasditen e sotme në zonën e Skelës.

Menjëherë është njoftuar policia e cila ka ngritur perimetër sigurie. Më pas është bërë e mundur zhvendosja e tyre, për të larguar rrezikun.

KT/Shqiptarja.com