Gjendet e djegur një makinë në fshatin Daullas, dyshohet të jetë e autorëve, policia nis hetimet

24 Tetor 2021, 07:35

Mbrëmjen e sotme u ekzekutua në Fier Demir (Demi) Backa. Dy autorët me një automjet tip "Benz" kanë qëlluar me kallashnikov drejt 57-vjeçarit. Burime bëjnë me dije se fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip "Benz", e cila dyshohet të jetë e autorëve. Ekspertiza policore ndodhet në vendngjarje për të zbuluar nëse makina e djegur u përket autorëve. Report Tv siguron pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes tek i cili aktualisht po vijojnë hetimet. 

  •