Gjendet i ekzekutuar me armë zjarri në Peqin ish-anëtari i bandës së Lushnjes! 38-vjeçari me dy emra, u vra 5 muaj pas doli nga qelia! I dënuar më parë për vrasje, kanosje e trafik droge!

17 Tetor 2021, 20:35

Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjes është viktima, trupi i cili u gjet i pajetë në  Peqin, në afërsi të lumit Shkumbin, në lagjen 'Çezma. Semaku, i cili deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, u gjet i ekzekutuar me armë zjarri, ndërsa trupi ishte hedhur në një zonë ku banorët derdhnin mbeturina. Ai dyshohet të jetë vrarë mbrëmjen e djeshme, ndërsa trupi i pajetë u gjet mesditën e sotme. 38-vjeçari u ekzekutua vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu.