'Gjeneratën e re s'e shoh me të', Shehi: Uroj që Berishës t’i ruhet dinjiteti, por të gjithë shefat kanë përfunduar me rrëzim të dhunshëm

25 Dhjetor 2023, 21:54

 “Të gjithë ata që kane qenë shefa kanë përfunduar me një rrëzim të dhunshëm”. Kështu tha kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo” në Report Tv ndërsa foli për fatin e ish-kryeministrit Sali Berisha për të cilin nesër GJKKO merr vendimin nëse do të vazhdojë të jetë me të njëjtën masë sigurie për aferën Partizani apo do të caktojë ndaj tij arrest në shtëpi.