Gjergj Hani në Report Tv: Disa thonë që jam fasadë, qasje e gabuar, s’kam bërë pakt me Bashën për zgjedhjet! S’më ka mbështetur asnjë demokrat

28 Qershor 2023, 17:54 | Përditesimi i fundit: 2023-06-28 17:55:34

Kandidati për kryetar të Partisë Demkratike, Gjergj Hani ka ritheksuar disa herë se nuk është një trampolinë e ish kryedemokratit Lulzim Basha që ky i fundit të marrë postin. I ftuar në emisionin Studio Live me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Hani sqaron se nuk ka bërë pakt me Bashën për të hyrë në zgjedhje, madje ka bindjen për të fituar.