Gjiknuri dhe Llatja takime në Rajonin Nr.4: Më 14 maj do të jetë një fitore e pastër dhe qytetaria e Elbasanit do të triumfojë

7 Maj 2023, 21:36

“Më 14 maj do të jetë një fitore e pastër dhe qytetaria e Elbasanit do të triumfojë”. Kështu u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri në një takim me banorët e rajonit Nr. 4 në këtë qytet.

I shoqëruar dhe nga kryebashkiaku Llatja dhe deputeti Klevis Xhoxhi, numri dy i socialistëve u shpreh se vota për PS është garanci për të vijuar me zhvillimin e bashkisë dhe rritjen e pagave. “Më 14 Maj, kush do zhvillimin e Elbasanit Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do të hapë dritën jeshile për rritjen e pensioneve Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do rritjen e rrogave Gledian Llatja – Partia Socialiste; kush do një Elbasan më të pastër më të zhvilluar Gledian Llatja – Partia Socialiste! Ai nuk është vetëm, ju nuk do të jeni vetëm, do të na keni të gjithë bashkë”, tha ai.