Deputeti Damian Gjiknuri tha se qeveria ka blerë 500 mln euro energji vetëm për mbështetjen e konsumatorëve. Gjiknuri duke ju drejtuar Berishës, tha se kërkoni që të vini në pushtet me politikën e korbave.
‘Vazhdon me politikën e vdekjes. Nxori që ka qenë furnitori politik i njerëzve në protesta. Kur njerëzit injektohet politikisht, duke mos njohur shkaqet e vërteta të krizës, kjo do të thotë që mos ta duash këtë vend, ti vësh flakën këtij vendi. Mos bëjmë naivin këtu. E dimë shumë mirë që efekti do të ishte në të gjithë botën. Qeveria po bën atë që ka mundësi! Po përdorim financat publike për të zbutur krizën. Ju e latë sektorin energjetik, ti vet le një kufomë energjetike. Janë bërë shumë vite që nuk mungon furnizimi me energjinë elektrike. Unë kam qenë promotor që tregu të liberalizohet. Qeveria ka marrë një risk të madhe dhe këto taksa që thoni ju, ka dhe borxhe që i keni lënë, ju. Ne kemi ndjekur interesin publik kundër parimeve të tregut, kemi arritur të mbrojmë edhe biznesin e madh. Të harxhosh 500 mln euro për energji mbështetje, kush e ka bërë këtë? Ne e kemi bërë. Kjo qeveri ka bërë gjithçka që ka në dorë. Mund të ketë edhe rritje të tjera çmimesh, mund të kemi edhe potencialisht pakësim të vendeve të punës. Me politikën e korbave do të vini në pushtet. Kjo është papërgjegjshmëri. Njerëzit janë të lodhur, por ne do tu vijmë në ndihmë qytetarëve, pa prishur elementët bazë që mban ky shtet.’- tha Gjiknuri.


















