Gjiknuri në Dibër: Çdo vendim për Skavicën do konsultohet me banorët e zonës! Na votoni për të vijuar me projektet zhvilluese

27 Shkurt 2022, 16:59 | Përditesimi: 27 Shkurt 2022, 17:36

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i shoqëruar nga Drejtuesi Politik i Qarkut Dibër dhe kandidati i PS-së për zgjedhjet e 6 Marsit, Rahim Spahiu kanë zhvilluar një takim me qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, numri dy i PS-së u shpreh se fitorja e Rahimit në këto zgjedhje është e rëndësishme për Dibrën për të vijuar më tej investimet edhe me mbështetjen e qeverisë e kryeministrit Rama për këtë Qark.

KT/Shqiptarja.com