Gjiknuri nga Elbasani: Drutë e zjarrit, me gjysmën e çmimit për pensionistët dhe familjet në nevojë

11 Shtator 2022, 21:52

Qytetarët me të ardhura të ulëta, pensionistë dhe ata që janë me ndihmë ekonomike do të mund të blejnë dru për ngrohje me gjysmën e çmimit. Nisma është ndërmarrë nga Bashkia e Elbasanit e cila këtë vit ka vendosur t’i menaxhojë vetë duke u ardhur në ndihmë qytetarëve më në nevojë.