Gjiknuri: Presidenti i ri duhet të jetë mbi palët, nuk duhet të ketë si qëllim interesat personale! Ilir Meta ekstremi politik i kreut të shtetit

29 Mars 2022, 17:14 | Përditesimi: 29 Mars 2022, 18:59

Socialistët e kanë të qartë qëndrimin e tyre për zgjedhjen e presidentit të ri, ai duhet të jetë ekstremisht i kundërt nga Ilir Meta. Damian Gjiknuri, pjesë e grupit të PS për zgjedhjen e presidentit thotë se në krye të shtetit duhet të vijë dikush që është mbi palët dhe nuk ka si qëllim ta kthejë zyrën e Presidencës në një laborator për interesa personale, njëjtë siç ka vepruar Ilir Meta.

Sh.Sh/Shqiptarja.com