Gjiknuri: PS forca që ka kontribuar më shumë për integrimin, nga shtatori fillojmë përgatitjet elektorale për të dalë sërish fitues

20 Korrik 2022, 20:05

Sekretari i Përgjithshëm Damian Gjiknuri siguroi se Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e integrimit të Shqipërisë në BE. Gjatë takimit me drejtuesit e rinj të PS, ku merrte pjesë dhe kryeministri Edi Rama, Gjiknuri theksoi se  Partia Socialiste është forca që ka kontribuar më shumë për integrimin.

“Shqipëria është në një moment të rëndësishëm historik. Tashmë Shqipëria është një hap shumë më afër Bashkimit Europian. Sapo kemi filluar negociatat. Natyrshëm, qeverisë shqiptare i del një barrë e rëndë, një detyrë e madhe për të përballuar një proces shumë të vështirë dhe këtë duhet ta pranojmë. Unë jam i bindur që Partia Socialiste do të jetë një mbështetëse e madhe e këtij procesi. Jemi partia që kemi kontribuar më shumë për integrimin. Jemi partia më demokratike e këtij vendi dhe me rezultatet më positive që duhet të na bëjnë të gjithë krenarë. Unë them që edhe një meritë për procesin e integrimit e ka kjo parti pavarësisht se disa të tjerë nuk duan ta pranojnë këtë fakt”, deklaroi Gjiknuri.

    No videos found.