Të paktë janë qytetarët që vijojnë të respektojnë dhe zbatojnë masat anti-Covid në qytetin e Gjirokastrës. Nga vëzhgimi i Report Tv në institucione por edhe biznese rezulton se qytetarët paraqiten kryesisht pa maska, duke krijuar dhe grumbullime tek zyrat e ADISA-s, ku kryhen një sërë shërbimesh.