Policia e Gjirokastrës ka arrestuar 29-vjeçarin Muslim Gaba pasi u kap në makinë me 27 kilogramë kanabis. Burime bëjnë me dije se është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tij, K.M., 28 vjeç.
Të njëjtat burime raportojnë se janë sekuestruar automjeti, lënda narkotike dhe tre celularë. Arrestimi i të riut është kryer saktësisht në vendin e quajtur "Kthesa e Sofratikës".