v
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarët online dhe gazetarët u ndal tek gjuha e urrejtjes në media dhe në politikë. Kreu i qeverisë tha se jemi në një situatë luftë civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë.
‘Shqipëria zë vendin e parë në Europë për Gjuhën e urrejtjes në media gjuha e urrejtjes kërkon shumë gënjeshtra. Jemi në një situatë lufte civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë, megjithatë unë nuk kam asnjë rrugë tjetër ku nga njëra anë të bëjë përpjekjen time të mos kontribuoj fare në këtë tymnajë të madhe.’- tha Rama.