Lulzim Berisha, i liruar nga Apeli i Gjykatës së Durrësit 5 vite para se të shlyente dënimin prej 25 vitesh burg, do të rikthehet në qeli. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë.
Bileta e parakohshme e lirimit nga burgu për ish-kreun e bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u vulos më 5 dhjetor 2016 nga Gjykata e Apelit, pas një serie vendimesh të diskutueshme gjyqësore për ulje dënimi, raporteve që e përshkruanin atë si “të dënuar shembullor” dhe një garanci për punësim të ofruar nga Bashkia e Durrësit.













