Gjyqi i Mediut për masakrën e Gërdecit/ Dëshmojnë në GJKKO ish-punonjës e ish-ushtarakë: Në fabrikë kishin rënë zjarre disa here! Çmimi i fishekëve u dha me letër jo zyrtare

9 Nëntor 2023, 15:59

Ish-punonjës të fabrikës së Gërdecit dëshmuan në procesin ndaj Fatmir Mediut se demontimi i fishekëve dhe predhave ishte i pasigurtë dhe ishte shoqëruar disa herë me rënie zjarri. Ata thanë se nuk ishin trajnuar dhe se punonin të pa siguruar. Ish-zyrtarë të Shtabit të Përgjithshëm pohuan se çmimi me të cilin shteti ia shiti fishekët privatit ishte caktuar me një shkresë jo zyrtare pa firmë e vulë.