Avokati Arbër Hoxha thotë se kërkesa e gjyqtarëve për rritje page, është e padrejtë nga ana morale. Në një intervistë për 'Shtypi i ditës dhe ju', Hoxha u shpreh se gjyqtarët paguhen deri në tre herë më shumë se mjekët specialistë, dhe paga e tyre është sa 60 fishi i një pensioni.





















