Gledis Nano: Rënie 100%, zero kg kanabis e kapur në brigjet italiane nga Shqipëria gjatë 2021! 165 zyrtarë të proceduar për shpërdorim detyre! Asgjësuam mijëra bimë kanabisi

10 Dhjetor 2021, 11:50 | Përditesimi: 10 Dhjetor 2021, 16:24

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, zhvilloi sot një konferencë për shtyp me autoritetet italiane për luftën kundër kultivimit të kanabisit. Nano deklaroi se për vitin 2021 janë trajtuar 7023 informacione policore për kultivimin e bimëve narkotike ose 2,647 informacione më shumë se një vit më parë.

Sakaq, Nano theksoi se bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100 %, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti. Ndër të tjera Gledis Nano theksoi se 165 zyrtarë vendorë, administratorë të njësive administrative, janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

r.k./Shqiptarja.com