Goditet grupit kriminal që kultivonte kanabis në Maliq! Arrestohen 2 financuesit, në kërkim 2 organizatorët e trafikimit! 6 anëtarë u arrestuan më herët me 91 kg kanabis e 6 kg heroinë

2 Gusht 2025, 14:00 | Përditesimi: 2 Gusht 2025, 15:11

KORÇË – Drejtuesit e një grupi që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lendës narkotike kanabis janë "goditur" nga policia përmes operacionit të koduar “Grupi”, ndërkohë që 6 anëtarë të tjerë janë arrestuar më herët

Në pranga raportohet të kenë rënë Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço, të cilët dyshohet se ishin financuesit e kultivimit të kanabisit, si dhe janë shpallur në kërkim Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj, që sipas policisë ishin organizatorë të trafikimit të kanabisit në 4 raste të goditura më parë nga policia.

91.1 kilogramë kanabis dhe 6 kilogramë heroinë është sasia e lëndëve narkotike të cilat janë kapur nga policia në 4 raste të ndryshme, që sollën arrestimin në flagrancë të 6 personave që po i trafikonin, të gjithë anëtarë të nje grupi, i drejtuar nga 4 personat e mësipërm.

r.k./Shqiptarja.com