Gogu: PS vjen me ndryshim të vazhdueshëm, PD me të njëjtat emra që janë në politikë ndër vite

8 Mars 2021, 23:10 | Përditesimi i fundit: 2021-03-08 23:24:24

Kandidati i PS për deputet në Tiranë dhe njëherësh prefekti i Tiranës, Toni Gogu ka komentuar kandidatët e listave të PS dhe PD, duke thënë se PS sjellin ndryshimin ndërsa PD vijon të jetë po emra që kanë vite në politikë dhe janë sprovuar nga qytetarët se nuk sjellin më asgjë të re.

Në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Gogu tha se PS është shfaqur me emra të rinj, energji të reja dhe se janë vendosur në krye të listës. Në lidhje me emrat e dalë nga PD. Gogu shprehet se ka një vazhdimësi të pandryshueshme ndër vite.“Nga njëra anë kemi lista të PS me energji të reja dhe  pozitive, zonja që kanë dhënë kaq shumë për vendin e tyre të punës. Ndërkohë nga krahu tjetër kemi politikanë të stazhionuar dhe nëse vërtet nuk lodhen duke qëndruar në arenën politike por që kanë kohë të gjatë që janë aty. PS vjen me një ndryshim të vazhdueshëm, nga krahu tjetër kemi një vazhdimësi të pandryshueshme”, tha Gogu.